Biblioteka personale e At Gjergj Fishtës së shpëjti në Shkodër
SHKODER- Shkodra, ku ushtroi aktivitetin e tij më të madh At Gjergj Fishta pritet të ketë së shpejti një bibliotekë të posaçme personale me veprat, dorëshkrimet dhe aktivitetin e gjerë që pati kjo figurë e madhe e kombit, e cila gjatë viteve të diktaturës u la në harresë nga regjimi. Ideja e rindërtimit të kësaj biblioteke, pasi realisht Fishta ka pasur një biblioteke të veten gjatë periudhës që ushtronte aktivitetin e tij në Shkodër, është hedhur në veprimtarinë dyditore të organizuar nga biblioteka “Marin Barleti” me titull “Fishta mes dy bibliotekave”.
Nga sa bëhet e ditur prej organizatorëve, një pjesë e fondit të tij gjenden në bibliotekën e françeskanëve, një pjesë në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës si dhe në atë Kombëtare në Tiranë, por edhe një pjesë tjetër e konsiderueshme gjendet edhe në familjet shkodrane e në përgjithësi ato të rajonit ku ai shërbeu.
Ndërsa institucionet e mësipërme shprehen vullnetin e mirë të bashkëpunimit për të rindërtuar një biblioteke personale të At Gjergj Fishtës, në këtë nismë një kontribut pritet të japë edhe komuniteti, pasi siç u shprehen referuesit në hapjen e ekspozitës, Fishta, kudo që ka qenë, në çdo vizitë që ka bërë në familje, apo vende të tjera, nuk ka nguruar të dhurojë nga një libër të tij shoqëruar edhe me autografin përkatës.
(m.a/ata/BalkanWeb)