Shkodër, digjet në banesë i moshuari

Një 80 -vjeçar ka humbur jeten si pasojë e një zjarri në lagjen Gjuhadol në qytetin e Shkodrës. Viktima, Prek Gjeloshi ka humbur jetën në mënyrë tragjike, duke u mbërthyer nga të katër anët nga flakët e zjarrit të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.Sipas burimeve nga vendngjarja mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 19.00,ndërkohë që në banesën e 80-vjeçarit nuk ka qenë asnjë njeri për ta ndihmuar të dalë.Sipas burimeve nga uniformat e policisë së qarkut të Shkodrës bëhet e ditur se shkak i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik.Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses të cilat nuk kanë arritur t'i shpëtojnë jetën viktimës Gjeloshi.