Kosovë, parlamenti debaton raportin e qeverisë
Parlamenti kosovar ka debatuar mbi raportin e qeverisë për punën e saj njëvjeçare, të cilin kryeministri Hashim Thaçi dhe partitë e koalicionit kanë vlerësuar pozitiv. Nga ana tjetwr opozita rezervon disa kritika mbi dokumentin e përgatitur nga qeveria. Raporti i qeverisë, mbi 200 faqesh, përshkruan në detaje të gjitha aktivitetet dhe angazhimet e qeverisë gjatë gjithë vitit 2008-të. Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi punën e qeverisë, duke thënë se kabineti i tij ka tejkaluar mentalitetin e së kaluarës, situatën kaotike dhe ka rritur frymën e bashkëpunimit, duke arritur të bëjë shumë. Por, ai premtoi se qeveria se do të bëjë edhe më tepër. "Kosova po shndërrohet në një shtet të zhvilluar ekonomikisht, i përkushtuar drejt integrimeve europiane dhe shtet i të gjithë qytetarëve të saj", theksoi Thaçi. Pas hapjes së këtij debati, deputetët opozitarë të Parlamenti të Kosovës kanë kritikuar raportin dhe kanë folur për dështimet e qeverisë.