E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, djegim plehrat tona që të groposim të huajat?

Nga Anila Dushi

Shkodra duket se do të bëhet e para që do të presë ngarkesën e plehrave të Evropës. Bashkia e kryeqendrës së veriut vazhdon ti djegë plehrat e qytetit, pavarësisht një investimi prej miliona eurosh për landfilldin i cili ka mbetur bosh dhe rrezikon të shkatërrohet në rast se në të nuk shtohen mbetje. Problemi ngrihet nga qytetarë të Shkodrës, ndërkohë që pretendimet e bashkisë për ngërçe duket se nuk qëndrojnë. Kjo për faktin e thjeshtë se paratë e mbledhura nga çdo familje shkodrane për pastrimin, janë 3-fishi i asaj që duhet të paguajë bashkia për depozitimin e mbeturinave në landfilld. E megjithatë, çdo mbrëmje qyteti i Shkodrës mbulohet nga tymi që vjen nga djegia e mbeturinave urbane në sheshin pranë varrezave të dëshmorëve. Tymi që lëshohet nga djegia e këtyre mbeturinave, kryesisht natën, përshkon thuajse të gjithë qytetin, ndërsa në paradoks të kësaj situate që nga 20 korriku i këtij viti u përurua landfilldi në komunën e Bushatit, i cili e nisi punën nga maji 2010 dhe që do të shërbente për depozitimin e riciklimin e mbeturinave të qarqeve Shkodër e Lezhë. Sipas specialistëve, tymrat e lëshuara nga djegia e mbeturinave nuk janë gazra të thjeshtë, por janë shumë të rrezikshëm, ku dioksina dhe furani që çlirohen ngy ky proces, janë ndër 12 ndotësit organikë më të qëndrueshëm në botë, kancerogjenë, pa folur për ndotjen e ujërave nëntokësore e sipërfaqësore. Për djegien e mbeturinave urbane tek varrezat e dëshmorëve, Bashkia Shkodër është gjobitur me 300 000 lekë, por megjithatë ky veprim vazhdon të kryhet. Nga ana e tyre, drejtuesit e bashkisë shprehen çuditërisht se mbetjeve të qytetit u vihet zjarri rregullisht nga persona të panjohur prej tyre (!!!).

Landfilli Bushat

Përtej deklaratave që bëhen, qytetarët shprehen mosbesues në gjetjen e një zgjidhjeje që do të evitonte ndotjen që shkakton depozitimi  e djegia e mbeturinave tek varrezat e dëshmorëve. Duke ndjekur situatën dhe debatet lidhur me ligjin për mbetjet urbane, ndërsa mungon një ent rregullator për menaxhimin e këtyre mbetjeve, ata hedhin dyshime se këto ngërçe të pakuptimta mund të lidhen me importimin e mbetjeve dhe depozitimin e tyre në landfilldin e Bushatit, ndërsa ato të Shkodrës do të vazhdojnë të sëmurin banorët e saj.

Qytetarët

Familjet shkodrane paguajnë 2500 lekë taksë pastrimi/vit për tu sëmurur e për të mos mundur të hapin dritaret nga era e tymit e gazrat që çliron djegia e mbeturinave. Një familje mesatarisht konsumon 1 ton plehra në vit. Për 1 ton Bashkia Shkodër duhet të paguajë vetëm 7 euro në landfilld (përafërsisht 1 000 lekë)

Bashkia

Bashkia Shkodër nuk pranon të depozitojë mbeturinat urbane të saj në landfilldin e Bushatit, edhe pse më përpara ka nënshkruar një memorandum dhe një akt marrëveshje ku ka pranuar të depozitojë këtu së bashku me detyrimet për koston përkatëse.

Landfilldi

Ka një kapacitet depozitues e përpunues prej 130 tonësh në ditë. Aktualisht atje dërgohen 5 ton 10 ton në ditë mbetje urbane, këto të bashkisë Lezhë dhe Vau Dejës, komunave Dajç, Bushat, Hajmel etj. Furnizuesi kryesor i tij është bashkia e Shkodrës që nuk i dërgon mbetjet atje, por vazhdon ti djegë. Projekti i detajuar për ndërtimin e këtij landfilli sanitar, për largimin e mbeturinave nga Qarku i Shkodrës dhe ai i Lezhës, është bërë nga komuna e Toskanës në Itali, në bashkëpunim me UCODEP-in. Popullsia së cilës do ti shërbejë ky landfill është rreth 200 000 banorë. Sasia mesatare e mbeturinave që do të depozitohen në këtë landfill janë 130 tonë në ditë. Investimi total kapital për këtë projekt, i cili do të financohet nga qeveria shqiptare, parashikohet të jetë 4 165 000 euro dhe përbëhet nga tre faza: faza I 1 000 000 euro, e cila ka përfunduar, faza II 2 050 000 euro dhe faza III 1 115 000 euro. Gjatë vitit 2008, Qeveria Shqiptare e ka financuar fazën e parë të projektit të landfillit në masën prej 97 000 000 lekë (afërsisht 800 000 euro). Pas kontradiktave lidhur me menaxhimin e landfilldit të qarqeve Shkodër e Lezhë u vendos që këtë ta bënte me kontratë të rregullt një kompani gjermane, me traditë të gjatë dhe të shkëlqyer në menaxhimin e mbetjeve urbane, siç është kompania Becker Albania. Ky është fillimi më i mirë, ndërtimi shoqërohet me menaxhimin më të mirë nga një kompani me eksperiencë të madhe, siç u shpreh kryeministri Berisha më 20 korrik të këtij viti në inagurimin e fazës së parë të këtij investimi.

Djegia e plehrave, në kundërshtim me ligjin

Vladimir Bezhani, shef i sektorit të mbetjeve urbane në Ministrinë e Mjedisit, shprehet se kjo është një eksperiencë e parë dhe gjithçka është bërë në përputhje me standartet e vendosura nga komuniteti evropian. Lidhur me çmimin e depozitimit të mbetjeve në këtë landfilld, kostoja e tij fillestare ka dalë 20 euro/ton, pastaj ka rënë në 18 euro dhe duke qenë se kishte polemika u angazhua USAID që ngarkoi një kompani private për të studiuar dhe nxjerrë koston e depozitimit. Nga kjo çmimi u ul 2.6 herë duke nxjerrë si kosto atë 7 euro/ton. Sipas Bezhanit, megjithëse çmimi i depozitimit ra ndjeshëm, çuditërisht Bashkia e Shkodrës pretendon se tarifa është e lartë. Ai shton se bashkia dhe gjithë njësitë e qeverisjes vendore në këto dy qarqe duhet ta shohin si një impakt në mjedis këtë landfilld sanitar që ndikon në shëndetin e njerëzve, në turizëm . Në rast se nuk gjendet zgjidhje, duhet zbatuar ligji. Kemi inspektoriat mjedisor që bën kontrollin, inspektimin dhe në ligjin 9010 neni 8/a, ndalohet braktisja e mbetjeve. Ti jepet mundësia që të ndërgjegjësohen se tarifa është e përballueshme, të shikohet dhe mundësi e një subvencioni nga shteti për Bashkinë e Shkodrës, gjë e cila është shprehur prej tyre, dhe në fund të komunikohet përmes ligjit, thotë Bezhani.

Mosdepozitimi i plehrave, problem

Fillimisht nuk ishte dakord që menaxhimi të bëhej nga një bord ku kishte dhe përfaqësues të saj, dhe tashmë që ai i kaloi një firme të huaj, nuk është dakord me çmimin, shprehet drejtori i Landfilldit në Bushat, Zija Gërbeti. Sipas tij, çmimi u ul në 7 euro/ton, por kjo ndodh kur në Landfilld depozitohen së paku 130 ton mbetje në ditë, ndërsa aktualisht depozitohen rreth 10 ton. Në këto kushte ndërrmarrja e menaxhimit po punon vetëm me humbje për të përballuar koston e rritur për shkak të mosdepozitimit këtu të sasisë së duhur të mbetjeve urbane. Nuk u mendua se puna po shkonte deri këtu, pasi Bashkia Shkodër e kishte pranuar depozitimin në landfilld dhe akt-marrëveshja nuk ka fuqinë e një kontrate ligjore.

Rreziku

Landfilldi i ndërtuar në Bushat rrezikon të mos funksionojë dhe përveç shkuarjes dëm të investimit të fazës së parë të tij të bërë nga buxheti shtetit me vlerë 1.1 milionë lekë, pasoja më e rëndë do jetë vazhdimi i ndotjes jo vetëm në qytetin e Shkodrës. Sipas Hubert Angroz, drejtues i firmës gjermane Becker Albania që menaxhon landfilldin, në rast se ai nuk punon me kapacitet të plotë, për 2 vjet del jashtë funksionit. Kjo pasi shtresa që nuk lejon ujërat e ndotur të depërtojnë nën tokë, është plastike, e bërë me saldim me ngjitje dhe nga agjentët atmosferikë, nga temperaturat  dhe dielli, në qoftë se nuk mbulohet me mbetje, ajo do të plasaritet dhe ujërat e ndotura do të filtrojnë në ujërat nëntokësorë. Para disa ditësh, këtu ka ardhur dhe makineria e riciklimit e cila nuk fillon dot punë se nuk ka lëndën e parë, pra sasinë e duhur të mbetjeve urbane. Më 1 nëntor 2011 Ministrisë së Mjedisit dhe për dijeni dhe kryeministrit Berisha, administratori i Becker Albania, Wolfang Krause, i është drejtuar me një letër ku kërkon që të ndërhyhet urgj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›