E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dorëzon detyrën Nikolin Bala

20/01/2009  “Merr me vete” vrasjen e Mnelës

SHKODER- Ish-drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës, Nikolin Bala, i emëruar pak ditë më parë në postin e drejtorit të Drejtorisë së Krimeve të Rënda pranë Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka mbërritur dje në Shkodër, për t’i dorëzuar detyrën zëvendësit të tij Artan Hasanaj. Njëkohësisht Bala është marrë dhe me zbardhjen e vrasjes së ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Mnelë të Vaut të Dejës ku u gjet i vrarë me armë zjarri Paulin Gjini. Në bazë të hetimeve të deritanishme vrasja është kryer nga dy persona me maska, ndaj është tepër e vështirë të zbulohen autorët. Ndërkohë viktima Gjini nuk njihej si person problematik, apo që kishte probleme e hasmëri me shtetas të tjerë. Nisur nga këto probleme dhe shkallë vështirësie, kjo ngjarje iu kalua për kompetencë Drejtorisë së Krimeve në Tiranë, ku u mor përsipër nga vetë drejtori i kësaj drejtorie Nikolin Bala.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›