Fundosja e tokës, evakuohen 15 familje në Polis
20/01/2009 Shemben dhe shumë rrugë
LIBRAZHD- Rreth 15 familje të lagjes “Qafë-Dardhë” të fshatit Gurë Shpatë në komunën Polis të rrethit të Librazhdit do të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Sipas specialistëve, qëndrimi i banorëve në shtëpitë ekzistuese është shumë i rrezikshëm për shkak të rrëshqitjes së një mase gjigante gurësh dhe inertesh në drejtim të lagjes ku jetojnë. Gjatë natës së kaluar këto familje janë sistemuar tek të afërmit dhe banorët e tjerë të fshatit. Ndërkohë masa e dheut e shkëputur nga mali ka qenë aktive edhe gjatë natës së kaluar duke vazhduar rrëshqitjen në drejtim të lagjes “Qafë-Dardhë”, e cila për pak ditë nëse rrëshqitjet do të vazhdojnë pritet të zhduket bashkë me 30 shtëpitë. Banorët e fshatit u shprehën se kanë frikë të kthehen nëpër shtëpitë e tyre për shkak të rrëshqitjes së tokës. Ata i kërkuan prefektit dhe kryetarit të Këshillit të Qarkut që të ndërhyjnë në qeveri për t’u sistemuar në vend më të sigurt. Banorët e dëmtuar nga rrëshqitja kanë kërkuar edhe mbështetje financiare për të ndërtuar një banesë të re larg zonës së rrezikut. “Ne kemi menduar që një pjesë e tyre të sistemohen në magazinat e Togëzit në afërsi të Librazhdit. Më pas janë specialistët e fushës, shtabi i emergjencave dhe Qeveria që do të vendosin për të ndihmuar banorët” , tha prefekti Shefqet Deliallisi. “Situata vazhdon të paraqitet e rëndë në këtë zonë, ku si pasojë e fundosjes së tokës është prishur rreth 250 metra rrugë në aksin Polis – Gushë Shpatë dhe Polis-Vilan. Në këtë zonë duhet një investim shumë i madh, pasi shembja është e konsiderueshme.