E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, policia prangos hajdutin e makinave

Nje 22 vjecar nga qyteti i Durresit eshte arrestuar pasi brenda nje nate kishte arritur te vidhte tre automjete te tipit “Benz Mercedes”.

I specializuar ne vjedhjen e ketij lloj automjeti, Armand Qazimi eshte kapur ne flagrance nga policia e qytetit bregdetar duke ngare me shpejtesi njerin nga makinat e vjedhura.

22 vjecari Qazimi nuk ka patur mundesi t’i shpetoje kete radhe uniformave blu, kjo edhe per shkak se lajmerimi per humbjen e automjetit ishte bere nga pronari i saj ne nje kohe te shpejte.

Kjo i dha mundesine policise te organizonte menjehere postoblloqe dhe ta kapte 22 vjecarin nga Shkozeti, i cili mendohet te ishte nje nga hajdutet me problematike ne qytet. Sipas policise, ai i dergonte autmojetet e vjedhura ne Kamez.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›