Shkodër, eksploziv makinës, plagoset kambisti
SHKODER-Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Vasil Shanto” të këtij qyteti nga ku mësohet se ka shpërthyer makina e një kambisti.
Si pasojë e shpërthimit është plagosur kambisti Mark Gjoni cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se shpërthimi është kryer me eksploziv të telekomanduar.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bulqizë, tritol shtëpisë së një banori, shkak një vrasje në Janar