E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet me armë 50 vjeçari

Shkodër-Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një atentati me armë, nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në një fshat të Shkodrës, kur viktima Enver Hysenaj ishte duke u kthyer ne banesën e tij.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se 50-vjeçari ka qenë vetëm dy kilometra larg banesës së tij në fshatin Shirq të komunës e Dajçit, në rrethin e Shkodrës.

“Ai ka qene me një makinë tip benz fuoristrade, duke u kthyer ne shtëpi, kur është përballur me plumbat nga [ersona që dyshihet se i kishin zënë pritë”- thanë burimet e policisë, duke folur për ngjarjen.

Hetimet e para hedhin dyshime se autori mund të ketë ndjekur lëvizjet e viktimës dhe ka qenë i sigurt për kohënkur ai do të kthehej në banesë.

Para vrasjes viktima kishte qëndruar në një lokal të fshatit dhe prej aty ishte larguar pak pas mesnatës, por nuk ka mbërritur dot në shtëpi.

“Nuk ka ende persona të dyshuar dhe as ndonjë motiv për ngjarjen e ndodhur”- thanë burimet e policisë, duke shtuar se vijojnë hetimet për zbardhjen e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›