E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për vrasje në Greqi

ARRESTIMI

TIRANË- “Refugjati” çon në qeli një 23-vjeçar të akuzuar për vrasjen e një shtetasi grek. Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë organizoi ditën e djeshme një operacion në kryeqytet për kapjen e një personi të shumë kërkuar nga policia greke. Operacioni i koduar “Refugjati” u finalizua me prangosjen e 23-vjeçarit Nikoll Cukaj. Ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim nga autoritetet greke dy vjet më parë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të vrasjes me paramendim, të cilën dyshohet se e ka kryer në shtetin grek. Mësohet se gjatë qëndrimit në Greqi, i riu ka përdorur identitet të rremë. Burime nga policia thanë se kishin siguruar informacione se 23-vjeçari i kërkuar gjendjen i fshehur në një banesë private në Laprakë të Tiranës, ndaj dhe u angazhuan për kapjen e tij gjë e cila u realizua mesditën e djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›