E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, gjendet i mbytur në liqen një adoleshent, policia nis hetimet

SHKODËR- Trupi i pajetë i një adoleshenti është gjetur sot në ujërat e liqenit të Shkodrës.

Sipas policisë mësohet se adoleshenti është gjetur i mbytur nga forcat e shërbimeve kufitare, pranë zonës së Shirokës.

Policia bën me dije se nuk ka mundur të identifikojë ende personin e mbytur, ndërkohë që hetimet për këtë rast vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›