Shkodër, gjendet i vdekur 23-vjeçari
Një 23-vjeçar është gjendur i vdekur në Shkodër, në një kanal në lumin e Bunës. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit, të cilët kanë parë trupin e pajetë dhe kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu. Sipas burimeve policore, viktima është Frederik Certhaçi. Pas ekspertizës së bërë, rezultoi se ai kishte vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Në trupin e viktimës u gjendën shenjat e plumbave, që i kanë shkaktuar atij më pas vdekjen. Policia, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet në lidhje me këtë çështje. Sipas burimeve të policisë, vrasja e tij mund të ketë ndodhur disa ditë më parë.
Ishin disa banorë të fshatit, të cilët teksa po kalonin në vendin e quajtur “Lisi në varra”, kanë parë se në afërsi të kanalit ishte i shtrirë një trup. Pasi janë afruar edhe më shumë, ata kanë parë se trupi ishte i pajetë. Menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë të rrethit të Shkodrës, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Menjëherë është ngritur një grup pune, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të policisë, viktima është Frederik Qersaqi, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mushan të Komunës Dajç të Bregut të Bunës.
Nga këqyrja e kufomës rezulton se 23-vjeçari është vrarë me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar. Policia nuk bën të ditur detaje lidhur me këtë ngjarje, pasi sipas saj është ende e veshur me mister. Viktima është banor i kësaj zone, rreth 20 kilometra larg qytetit të Shkodrës. Uniformat blu po hetojnë pista të ndryshme, të cilat kanë çuar në vrasjen e të riut, që besohet të ketë ndodhur para disa ditësh.