Rikthehet stina e “Giffonit”
Dje ka shënuar vitin e katërt të edicionit të festivalit për fëmijë “Giffone Albania film”. Këtë vit ka qenë qyteti i Elbasanit që ka nisur festimet kinematografike për fëmijët shqiptarë, që vjen për herë të dytë në këtë qytet dhe organizohet nga “Mediavision”, me producent Namik Ajazin dhe moderatore Manjola Llojën (Bushati).
Para se të çelej festivali, producenti Ajazi doli në një konferencë shtypi në prani edhe të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili e ka mbështetur zhvillimin e këtij festivali në qytet. “E nisim këtë festival në Elbasan, pasi eksperimenti që u bë këtu vitin e kaluar doli me më shumë sukses sesa në qytetet e tjera”, - tha Ajazi. Ai sqaroi se kjo veprimtari mbyllet më 18 tetor në Tiranë, në natën “Gala” në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku parashikohet të mblidhen mbi 15 mijë fëmijë.
Anëtarët e jurisë të festivalit janë vetë fëmijët, të zgjedhur nga shkollat e qytetit. Këtë vit në festivalin “Giffoni Film Albania 4” paraqiten 12 filma për fëmijë e të rinj nga mosha 12-18 vjeç. Në natën “Gala” të festivalit do të marrë pjesë edhe këngëtari i njohur italian Simone Cristiçhi. Festivali i sivjetshëm do të ketë një çmim të madh për regjisoren e ndjerë Xhanfize Keko, një nga emrat më të mëdhenj të filmit shqiptar për fëmijë, e cila ka qenë për tre edicionet e para presidentja e nderit e këtij festivali.
Në sallën e kinemasë “Millenium” të qytetit të Elbasanit janë mbledhur fëmijë 12-18 vjeç, të cilët ndoqën për rreth dy orë dy filma të huaja, por të titruar shqip: “Ura e Tenapidias” dhe “Efekte të rrezikshme”. Në ditën e dytë të festivalit do të shfaqen filmat “I verbër” dhe “Miq për jetë”. Historiku i këtij festivali nis para 38 vitesh në Itali dhe mbetet ndër më të rëndësishmit për fëmijë dhe të rinj. Megjithatë, formati më me sukses i tij që zhvillohet në botë është ai ku bëjnë pjesë fëmijët 12–18 vjeç.