E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e pronesise, Berisha: Paanesia, suksesi i procesit

Kryeministri Sali Berisha paralajmeroi prefektet qe ne procesin e verifikimit te titujve te pronesise te ruajne paanesine, pasi sipas tij do te perballen me presionin e ish-qeveritareve dhe qeveritareve aktuale, te cilet sipas tij jane te implikuar ne mashtrimet qe jane bere me ceshtjen e pronave.

"Detyra juaj ka vetem nje sekret, paanesine. Do t'ju bjere te perballeni me presione nga me te ndryshme. Suksesi juaj eshte i garantuar vetem nese do te qendroni te paanshem ne kete proces", u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha organizoi nje mbledhje me qeveritaret lokale, ne prag te procesit te verifikimit te titujve te pronesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›