E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier ekzekutohet ne makine 44-vjecari

Policia e Fierit ka identifikuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit 44 vjecar Neim Sula nga qyteti i Fierit. Sipas të dhënave të policisë emrat e dy autorëve të krimit nuk bëhen të ditur për arsye hetimi ndërsa po punohet për kapjen e tyre. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur  rreth orës 20: 40 minuta në lagjen '' liri'' të qytetit të Fierit ku u ekzekutua me armë zjarri 44 vjecari teksa po kthehej në banesën e tij. Mësohet se atentati ka ndodhur në oborrin e vilës së viktimës, sapo 44 vjecari ka zbritur nga automjeti i tij me targa, TR 7835 C për të parkuar. Teksa  ka hapur derën e automjetit që drejtonte është përballur me breshërinë e automatikut ndërsa autorët janë larguar nga menjeherë nga vendgjarja.Viktima Neim Sula ishte beqar dhe jetonte në vilën 4-she bashkë me dy vëllezërit e tij . Sipas policisë autorët janë larguar me një automjet tip Volvo ngjyrë gri i cili është është gjetur i braktisur pak minuta më vonë në Mbrostar të drejtim të autostradës Lushnje- Fier. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 11 gëzhoja fishekësh të armës që ka qëlluar mbi trupin e viktimës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vrasjes mund të ketë qenë një konflikt mes Sulës dhe fqinjit të tij,  pronar i një servisi i cili e ka ndërtuar biznesin ngjitur me vilën e Sulajve . Pista tjetër sipas policisë dyshohet të jetë një konflikt i mundshëm me biznesmenë të tjerë të kësaj fushe pasi viktima ishte pronar karburantesh në Fier. Forca të shumta janë vënë në lëvizje për ngritjen e postoblloqeve për kapjen e autorëve, ndërkohë që grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët Sula.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›