Aksident dy te vdekur pese te plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Gjirokastër -Dervicjan. Një automjet tip “Volsvagen” që drejtohej nga shtetasi Glodian Vargu, 29 vjeç lindur dhe banues në Lezhë me drejtim lëvizje Dervicjan-Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Ritvan Ponde 35 vjeç nga Gjirokastra , i cili po lëvizte nga Gjirokastra për Kakavijë. Burimet të policisë bëjnë me dije se në automjetin tip “Volsvagen” udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë , konkretisht shtetasit Edvin Hoxha 35 vjeç nga Lezha , Gjyqtari kryesor i ndeshjes Luftëtari - Kruja që u zhvillua në Gjirokastër, Ridiger Çokaj 28 vjeç nga Lezha , gjyqtari anësor si dhe Rigers Pjetrushi 32 vjeç gjyqtari i katërt i ndeshjes Luftëtari –Kruja. Ndërsa në automjetin tip Benx taksi udhëtonin shtetasi Xhemal Lamko 60 vjeç nga Gjirokastra, Adriatik Liti 61 vjeç nga Gjirokastra si dhe Ilirjan Xhemali 53 vjeç nga Gjirokastra. Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën pas rreth gjysmw ore në Spital dy nga pasagjerët dhe konkretisht shtetasi Rigers Pjetrushi 32 vjeç nga Lezha pasagjer tek automjeti Volsvagen dhe shtetasi Ilirjan Xhemali pasagjert tek automjeti tip Benx. Ndërsa shtetasit Xhemal Lamko, Adriatik Liti, Glodian Vargu, Ridiger Çokaj dhe Edvin Hoxha janë plagosur por jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit tip “Volsvagen” dhe për pasojë është përplasur me automjetin tip “Benz”.