Shkodër, gjykata jep dënimin për vrasësit e një 18-vjeçarje
Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e dënimit për atë e bir, Tom Mrina e Klodian Mrina, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë me armë zjarri 18-vjeçaren Antoneta Gjini. Vajza ka qenë viktime e dy vrasësve pasi synimi i tyre ishte asgjësimi i shoqëruesit të saj Fatjon Luka i cili ka ngelur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në 18 nëntor 2007 në Velipojë. Mrina është kapur nga policia në një banesë të braktisur në fshatin Rrillë. Ai fshihej në atë banesë që pas vrasjes së 18 vjeçares Antoneta Gjini dhe plagosjes së Fatjon Lukës.