E Diel, 1 Nëntor 2026

Donatorët, 1 miliardë euro për Kosovën

Është mbajtur sot në Bruksel konferenca e Donatorëve për Kosovën, e organizuar nga Komisioni Europian.

Në këtë konferencë Kosovës i janë premtuar rreth 1 miliardë euro ndihma financiare për zhvillim pas marrjes së pavarësisë së saj.

N vlerësimet e Komisionit Evropian qëndron se nevojat buxhetore në Kosovë për 3 vitet e ardhshme janë rreth 1.4 miliard euro, apo rreth 500 mil ne vit.

Komisionari evropian për zgjerim Oli Rehn tha se: “Ne duam që qeveria Thaçi të na sigurojë që paratë që do shkojnë për buxhetin dhe do të shpenzohen në mënyrë eficente. Detyra ime është të garantoj donatorët se falë negociatave tona të sigurojmë që autoritetet të jenë të kënaqura me menaxhimin financiar që do të bëhet në Kosovë”.

Disa nga pyetjet e ngritura në konferencë nga gazetarët e pranishëm ishin lidhur me Kosovën

Ndërkohë pyetjes së gazetarëve të pranishëm në konferencë lidhur me përfitimet që do të kenë nga donacionet pakicat serbe Thaçi i është përgjigjur: “Ndihem shumë krenar që po drejtoj një qeveri shumë etnike, në të cilën ka dy ministra për komunitetin serb. Ne kemi gjithashtu 11 deputetë serbë që kanë vendin e tyre në parlamentin e Kosovës. Unë punoj me ta dhe për ta dhe realiteti i ri që përballemi në Kosovë do të jetë një hap tjetër pozitiv për një jetë më të mirë për të gjithë vendin dhe kjo do të ndihmojë në integrimin civil të qytetarëve dhe në mënyrën më të mirë në botë do të ketë një implantim për integrimin e Kosovës në NATO dhe BE”.

Ndërkohë kryekomisioneri evropian Oli Rehan i është përgjigjur: “Është e rëndësishme që sa i përket donacioneve të përdoret plani Ahtisari.  Kështu buxhetet e Kosovës duhet të përdoren për përfitimin e të gjithë popullit të Kosovës përfshirë dhe komunitetin serb në Kosovë. Ne do ta ndjekim me shumë kujdes këtë që kjo të materializohet në realitet. Këtë kam diskutuar dhe me Thacin sot në mëngjes”.

Ndërkohë pyetjeve të tjera lidhur me bashkëjetesën e Kosovës Thaci është përgjigjur se:

Kosova ka një udhëheqje të qëndrueshme. Qeveria e Kosovës po merr përgjegjësitë e saj dhe do të bëjë më të mirën për të menaxhuar projektet. Misioni ynë është zhvillimi i Kosovës dhe çdo gjë do të menaxhohet në mënyrë të shkëlqyeshme. Do të koordinohet me të gjithë. Ne kemi specifikuar prioritetet dhe do punojmë për të formuar kornizën ligjore.

Gjithashtu Kosova po i bindet edhe planit Ahtisari dhe po zbatojmë një qeverisje të hapur dhe transparente dhe kemi treguar angazhimin tonë dhe këtë  do ta tregojmë me vepra.

Do të punojmë për të garantuar të drejtat e serbëve. Nuk do të bëjmë asnjë ndarje bazuar në linja etnike. Ne do të punojmë në terren dhe po përdorim kapacitetet tona. Unë kam krijuar një zyrë për komunitetet afër zyrës time dhe jam i përfshirë në këtë çështje. Jam i aftë të punoj me ta dhe qeveria do të ndërtojë një shoqëri speciale dhe së pari për komunitetin serb. Donacionet do të jenë dhe përpjekje për të zbatuar projektet gjithashtu me këshillimin me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Do të doja të përshëndes presidentin Sarkozy për mbështetjen e tij ndaj Kosovës, për bashkëpunimin rajonal. Jemi në kontakte të ngushta me të për zhvillimin e rajonit. Rajoni ka vetëm një të ardhme: Integrimin në NATO dhe BE. Stabiliteti në Kosovë tregon se rajoni do të integrohet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Beogradin. Ne do të punojmë për të zhdukurit, për trashëgiminë kulturore e shumë gjëra të tjera. Ne kërkojmë bashkëpunim rajonal. Do të ishte dhe në interes të Serbëve të përqendroheshin në integrimin dhe jo me punët e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›