E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, gruaja tenton vetëvrasjen, pranga bashkëshortit

SHKODER- Policia e Shkodrës ndaloi mbrëmjen e kaluar një 42 vjeçar, banues në lagjen "Partizani" të qytetit, pasi akuzohet se për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, dhunë që e ka çuar atë në tentativë vetëvrasjeje, dy ditë më parë.

Zëdhënësja e policisë së qarkut të Shkodërs, Fatbardha Çelepia tha se "Sokol Pepniku ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike mbi bashkëshorten e tij me inicialet M. P, 35 vjeç. Si pasoje e dhunës kjo e fundit ka tentuar t'i japë fund jetës dy ditë më parë duke pirë një sasi ilaçesh". Gruaja 35 vjeçare ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj rëndon vepra penale "shkaktim i vetëvrasjes".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›