Qeveria ndihmon me 200 mijë euro ndërmarrjet e reja
Nuk është masë antikrizë, për shkak të falimentit të shumë bizneseve. Kështu të paktën pretendon qeveria, e cila në muajin tetor ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në ligjin "Për ndihmën shtetërore". Ato ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të sapokrijuara, të cilat janë regjistruar 12 muajt e fundit në Regjistrin Kombëtar të Biznesit (QKR), mund të përfitojnë ndihmë shtetërore jo më shumë se 200 mijë euro. Masa e re vjen si ndërhyrje për të balancuar tregun në ato sektorë ku vërehen probleme të zhvillimit. Për ta përfituar këtë shumë, biznesit i duhet të plotësojë disa kushte që lidhen me numrin e punësimit, xhiron vjetore, madhësinë e bilancit etj. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me përfituesin, i cili jo detyrimisht duhet të jetë në gjendje të vështirë financiare që të marrë ndihmë shtetërore, shuma e së cilës nuk duhet ta kalojë vlerën 100 mijë euro. Kategoritë që përjashtohen nga ndihma shtetërore janë sektorët e bujqësisë dhe peshkimit, për shkak të marrëveshjes tregtare me BE, për mosndërhyrjen në treg.
Kushtet
Neni 9, që përcakton ndihmën për ndërmarrjet e vogla, udhëzon kriteret që duhen plotësuar nga aplikuesi. Përveçse duhet të jetë një biznesi i ri, i regjistruar për herë të parë në QKR në 12 muajt e fundit, subjekti duhet të ketë parasysh faktin se shuma që merr nuk duhet shpenzuar e gjitha brenda një viti, por vetëm 33 për qind. Po ashtu, intensiteti i ndihmës nuk duhet të kalojë 40 për qind të kostove të pranueshme për tre vitet e para pas krijimit të ndërmarrjeve dhe 40 për qind në dy vitet paraardhëse. Në ligjin e ri është përcaktuar edhe kriteri i njohjes së shpenzimeve (kostot e pranueshme), që janë kostot administrative, ligjore dhe këshillimore, kostot operacionale për pesë vitet e para pas krijimit të ndërmarrjes, duke përjashtuar TVSH dhe tatimin mbi të ardhurat. "Ato ndërmarrje të vogla, të kontrolluara nga aksionerë të ndërmarrjeve, që janë mbyllur gjatë 12 muajve të fundit, nuk mund të përfitojnë ndihmë", thotë njëra pikë e nenit 9.
Punonjësit
Në ndryshimet që i janë bërë ligjit "Për ndihmën shtetërore" janë marrë parasysh edhe ndërhyrjet për punonjësit në vështirësi financiare dhe me aftësi të kufizuara. Kështu ndihma që i jepet një biznesi nuk duhet ta kalojë kufirin 75 për qind të fondit të pagave për punonjësit me aftësi të kufizuar dhe jo më shumë se 50 për qind për punonjësit në vështirësi ekonomike. Qeveria ka menduar edhe për mbrojtjen e mjedisit, duke ndihmuar ato biznese që japin ndikim në ambient.