Ulen temperaturat. Bora zbardh zonat malore të vendit
TIRANE- Erërat e forta të veriut, i ftohti bashkë me reshjet e shiut e dëborës që prej 24 orësh kanë përfshirë gjithë verilindjen e vendit zonat malore ne Korce, por pa ka krijuar ndonjë problem serioz për banorët dhe lëvizjen e mjeteve në rrugët kombëtare.
Në Kukës reshjet e dëborës që kanë arritur në lartësinë rreth 20 cm kanë përfshirë zonat në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, si fshatrat e komunave të Grykë Cajës, Bushtricës, Shishtavecit, Arrnit e Kalisit në rrethin e Kukësit dhe komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës. Në fshatra të veçanta në rrethin e Hasit trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 centimetra.
Zyra e emergjencave civile në prefekturën e Kukësit thotë se pavarësisht të ftohtit e reshjeve të shiut e dëborës që ende vazhdojnë, deri tani nuk është shënuar ndonjë problem i ndjeshëm, me përjashtim të vështirësive në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore rajonale, si pasojë e shembjes së dherave në trasenë e rrugës.
Ndërkaq, nuk vërehen probleme në akset rrugore kombëtare, ku janë vënë në punë 2 fadroma. "Deri tani nuk ka probleme, ndonëse ka pasur rënie të materialeve inerte në aksin rrugor Morin - Kukës - Qafë Mali, që janë pastruar menjëherë nga mjetet tona. Për kontrollin e rrugëve kryesore kemi vënë në punë dy fadroma, ndërsa disponojmë sasi të mjaftueshme kripë e skorje për të përballuar situatën nëse rëndohet", tha drejtori i ndërmarrjes rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve, Rushit Gashi.- për ATSH.
Gjatë natës ka patur reshje dëbore ne disa komuna të Dibrës, si Lurë, Kalaja e Dodës, Tërnovë, Ostren,Selishtë dhe Martanesh.
Trashësia e dëborës arrin në 10 deri në 15 centrimetra por nuk ka patur probleme për qarkullimin. Reshje dëborë janë regjistruar dhe në disa fshatra të Krujës, si Nuaj, Shkretë, Cullizallë dhe Qafshtamë. Edhe në këto zona trashësia e dëborës arrin në 15 centrimetra.
Në Korcë probleme për qarkullimin ka patur vetëm në Dardhë, ku si pasojë e reshjeve të deborës është vështirësuar lëvizja e mjeteve.
Trashësia e dëborës arrin në rreth 20 centrimetra në zonat më të larta malore, ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit borëpastrueset po punojnë për pastrimin e akseve.
Gjatë natës së sotme ka rënë dëborë dhe në Qafën e Qarrit dhe në Qafë Thanë pa shkaktuar probleme me qarkullimin.
(s.g/BalkanWeb)