“LR Health & Beauty Systems” shpërndan 14 “LR Polo”

Kjo është hera e parë që një kompani në tregun e Shqipërisë dorëzon 14 makina në një kohë shumë të shkurtër teksa pritet që në dy muajt e ardhshëm të dorëzoje 25 “LR Polo” të tjera.
Në konferencën për shtyp që u organizua të mërkurën, ku morën pjesë Drejtori i Evropës Juglindore i “LR Health & Beauty Systems”, Z. Dimitrios Belitsos; Drejtori për Shqipërinë, Z. Diamant Fiku; Kryetari i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Z. Ilir Zhilla dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) Znj. Anette Kasten, u analizua plotësisht hyrja e “LR Health & Beauty Systems” në tregun shqiptar, perspektivat e zhvillimit dhe mjetet e punës.
“LR Health & Beauty Systems” është një kompani ndërkombëtare me seli në Ahlen të Gjermanisë. Ajo është një nga kompanitë më të mëdha të Marketingut të Drejtpërdrejtë, e specializuar në kozmetike, suplemente ushqimorë dhe së fundmi edhe në bizhuteri. Kompania gëzon një pozicion lider në tregun gjerman dhe në 30 shtete të botës me më shumë se 300 000 biznesmenë të pavarur.
“LR Health & Beauty Systems” e Shqipërisë regjistroi hapjen e saj zyrtare me 1 gusht 2011 si një filial zyrtar i kompanisë mëmë. Në tregun Shqiptar, “LR” pozicionohet si kompania më e madhe dhe më e suksesshme në fushën e Marketingut në shumë nivele dhe shitjeve të drejtëpërdrejta me të ardhura vjetore afërsisht 2 milionë euro.
“LR”, që nga krijimi i saj këtu e 26 vjet më parë, ndjek një politikë të përqendruar te njeriu, duke u dhënë çdo ditë e më shumë mundësi iniciativave të njerëzve që zgjedhin të ndjekin një karrierë me perspektiva që nuk kanë përfundim. Një nga shtyllat kryesore të Suksesit është “Car Concept” (Koncepti i Makinës), sepse “LR” është një nga klientët më të rëndësishëm të “VW Group”, “Mercedes” dhe “Porsche”. Para pak vitesh u fut në librin “Guinness” si e vetmja kompani që krijoi Logon e saj me mijëra “LR Polo” që u kishte dorëzuar bashkëpunëtorëve të saj.
“LR”-ja e Shqipërisë u gjend për një kohë shumë të shkurtër në ciklin e zhvillimit duke shënuar sukses të madh dhe perspektiva të larta. Për këtë arsye “LR”-ja e Shqipërisë u transferua në godinën e re dhe luksoze, tek rruga e Elbasanit në Tiranë, e cila përbën një investim kryesor të “LR”-së. Investimet vazhdojnë këtu e një vit me konceptin e makinave që do shoqërojnë bashkëpunëtorët e rinj në suksese më të mëdha. “LR Health & Beauty Systems” u jep mundësi mijërave shqiptarëve që kërkojnë një të ardhme profesionale. /Start/
2012-04-13 16:55