E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, i maskuar, grabit kazinonë në qendër të qytetit

SHKODER- Një kazino në qendër të qytetit të Shkodrës është grabitur nga një person me maskë dhe i armatosur.

Ngjarja është shënuar rreth orës 06.30 minuta të mëngjesit të së dielës në lagjen Vasil Shanti, përballë sheshit “2 Prilli”.

Sipas policisë një person i paidentifikuar ka arritur të futet në ambientet e kazinosë në momentin kur bënin llogaritë e xhiros ditore, para se të bëhej ndërrimi i turneve.

Autori, i armatosur me një armë zjarri dhe i maskuar, ka kërcënuar punonjësit duke u marrë atyre me dhunë një shumë paraaësh, për tu larguar më pas pa u ndaluar nga askush.

Strukturat e Krimit Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkoder kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›