Shkodër, i moshuar plagos rëndë me armë vëllanë

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar në fshatin Thethë të Komunës Shalë të Dukagjinit, pjesë e Qarkut të Shkodrës. Policia lokale bëri me dije se për ngjarjen është arrestuar shtetasi Martin Pisha, 75 vjeç, lindur e banues në fshatin Thethë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Ndalimi i tij e u bë pasi ky shtetas dje rreth orës 18.00, po në këtë fshat, ka qëlluar me armë zjarri vëllanë e tij shtetasin K. Pisha 66 vjeç, lindur e banues në të njëjtën zonë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të qytetit Shkodrës dhe më pas është nisur drejt spitalit Ushtarak të Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
U kryen veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Martin Pisha i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. /Start/
2012-09-19 08:54