E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen në Tokë astronautët rusë dhe amerikanë

Televizioni i Zyrës Hapësinore Amerikane (NASA) dalloi uljen e butë me parashutë të Sojuzit në stepën e Kazakistanit pas 123 ditëve në hapësirë.

Pas uljes së astronautëve ekipet e urgjencës kanë zhvilluar një kontroll të hollësishëm shëndetësor. Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e astronautëve është e mirë dhe se po përpiqen të mësohen me ambientin e ri me forcë tërheqëse të Tokës.

Astronauti amerikan Suni Williams i cili gjendet akoma në UUI, astronauti japonez, Akihito Hoshide, dhe astronauti rus, Juri Maleçenko, do të kthehen më 17 Tetor.

Sojuzi i cili mban Suni Williams, Yuri Malençenkon dhe  Akihito Hoshidenë ishte hedhur nga baza hapësinore Bajkonur në Kazakistan më 15 korrik.

Në UUI kanë punuar dhe Gennady Padalka dhe Sergey Revin që nga muaji Maj. /Start/ A. K/

                                                                                             2012-09-18 16:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›