Shkodër, kapen 25 kg drogë, në kërkim tranpostuesit
Një sasi prej 25 kilogramësh lëndë narkotike është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Droga e llojit kanabis sativa ishte e ndarë në 2 çanta sportive dhe besohet se kishte si destinacion Malin e Zi.
Transportuesit e drogës arritën të largohen, duke kaluar në pikën kufitare të Murriqanit.
Për kapjen e tyre po punohet edhe me autoritetet malazeze.