Tiranë, eksploziv automjetit, s`ka të lënduar
Një shpërthim eksplozivi u shënua mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Lënda eksplozive ishte e vendosur në një automjet pranë shkollës “Sami Frashëri”.
Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë që nisën hetimet.
Shkaqet e vendosjes së eksplozivit janë ende të panjohura.