Shkodër, kapen 5 kg heroinë, në pranga 46-vjeçari

Policia kufitare në doganën e Muriqanit në Shkodër ka sekuestruar 5 kg heroinë ndërsa ka bërë të mundur edhe arrestimin e transportuesit të drogës.
Sipas informacioneve droga është gjetur në një automjet me targa zvicerane e cila drejtohej nga 46-vjeçari Agustin Kolthi i cili u arrestua nga policia me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se droga e paketuar ishte e fshehur në prapakolpin e automjetit që drejtohej nga 46-vjeçari dhe kishte për destinacion Malin e Zi dhe më pas Italinë.
Ndërkohë, policia e Shkodrës po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.