Parku Kombëtar i Bozdovecit i pushtuar nga flakët

Parku Kombëtar i Bozdovecit vazhdon të jetë nën terrorin e flakëve të zjarrit. Për të marrë situanën nën kontroll kanë ndërhyrë sot edhe forca të tjera të ushtrisë dhe punonjës të ndërmarjes së Shërbimit Pyjor, komunës Drenovë.
Situata vazhdon të mbetet kritike prej më shumë se një jave duke detyruar prefektin e Korçës Andrea Mano për të kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e flakëve.
Mendohet se deri tani janë djegur rreth 70 hektarë pyje, ndërsa kjo shifër mund të rritet nga momenti në moment, pasi zjarret vijonë të jenë aktive të favorizuara edhe nga era e fortë.
Ndërsa disa vatra të tjera si në Parkun Kombëtar të Bozdovecit, parkun Kombëtar të Dardhës, në malin e Stratobërdës në rrethin e Devollit si dhe në zonën e Llëngës në Pogradec zjarret janë drejt shuarjes.