E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet një sasi armësh dhe drogë, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Shkodrës në sajë të operacionit të koduar "VRITH", ka sekuestuar një sasi armësh dhe drogë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e tyre.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 02.00 e mëngjesit të sotëm është arrestuar në flagrancë 22-vjeçari Lek Ndoci, lindur e banues në fshatin "Vrith", Komuna Luf Qerret të rrethit Pukë.

Arrestimi i tij u bë pasi në një parcele në pronësi të 22-vjeçarit, janë gjetur dhe sekustruar një thes plastik me 81 kallepë dinamiti malorë, me peshë gjithsej 16.2 kg, 12 kubik me 14 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva, 1 armë zjarri automatik model 56, me 1 krëhër automatiku si dhe 30 copë fishekë.

Ndërkohë materialet në ngarkim të 22-vjeçarit Lek Ndoci iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për vepat penale " Mbjatje pa leje të lëndëve plasëse", "Kultivimit të bimeve narkotike" dhe "Mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›