Tiranë, kapet 40 kg kanabis, në pranga 36-vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e 40 kg kanabis si dhe arrestimin e poseduesit të saj.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar 36-vjeçari Altin Shehi ndërsa gjatë kontrollit të ushtruan në banesën e tij është bërë i mundur edhe sekuestrimi i një sasie armësh dhe monicionesh.
Sipas policisë arrestimi i 36-vjeçarit u bë në komunën Vaqarr pas disa muaj hetimesh ndërsa thekson se gjatë kontrollit të banesë së tij është sekuestruar gjithashtu edhe 220 rrënjë kanabis si dhe pajisje për presimin e bimës narkotike.
Gjithashtu policia thekson se droga e gjetur në banesën e 36-vjeçarit kishte një cilësi më të mirë se marijuana aktuale e cila arrin shifrën e 40 mijë eurove.