Shkoder konflikt banal. E vrasin per nje vije uje
Një vijë ujë që përdorej për vaditje ka qenë shkaku i një konflikti që ka përfunduar me vrasjen e 77-vjecarit Sulejman Velaj ne fshatin Shkrel të Malesisë së Madhe. Konflikti për vijën e ujit kishte nisur ditë më parë ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes kushëriri i viktimës Muslim Velaj 50 vjec dhe fqinji i tij Fatos Lushaj 21 vjec kanë shkuar në shtëpinë e 77 vjecarit.
Në momentin që ai ka dalë në oborr ata e kanë goditur me cifte duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia e njoftuar nga të afërmit e viktimës është vënë në ndjekje të dy autorëve të vrasjes duke bërë të mundur ndalimin e tyre rreth 1 orë më pas. Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e krimit, një arme gjahu cifte si dhe dy automatike kallashnikov dhe 2 kreher me nga 26 fisheke. Fatos Lushaj dhe Myslim Velaj akuzohen per vrasje me dashje ne bashkepunim, nderkohe qe me kete ngjarje shkon ne 10-te numri i vrasjeve te ndodhura nga fillimi i vitit ne qarkun e Shkodres.
Bruna Gjoka