Paralajmerimi i FMN ekonomia boterore ne rrezik

Pesë banka nacionale janë përfshirë në një program të përbashkët për të rritur likuiditetet e huadhënësve tregtarë, në një kohë që shefja e FMN-së, Kristin Lagard paralajmëroi një fazë të re të rrezishme në ekonominë botërore. Plani i ri përfshin Rezervën Federale, Bankën e Anglisë, Bankën Qendrore Europian, Bankën e Japonisë dhe atë të Zvicrës dhe kërkon të lehtësojë ekspozimin e bankave ndaj krizës së borxheve në eurozonë.
Ndërkaq, Lagard duke folur në Uashington kërkoi aksion të shpejtë dhe kurajoz për të luftuar ritmet e ngadalta të rritjes së ekonomisë globale dhe për ti dalë para përkeqësimit të krizës së borxheve në Europë. Sipas saj, kjo krizë është duke dëmtuar edhe ekonomitë në zhvillim.
Juli Prifti