Shkodër, kryeplaku i fshatit vret 53-vjeçarin, i biri i vodhi 2 pula
SHKODER- Fshati Bërdicë në rrethin e Shkodrës është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë. Lazër Paloka, 53 vjeç ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga kryeplaku i fshatit Bërdicë, Hil Cak Hila 52 vjeç, pasi djali i viktimës i kishte vjedhur 2 pula.
Hila është vetëdorëzuar në polici dhe ka deklaruar se e ka kryer vrasjen për vetëmbrojtje. Policia e Shkodrës ka sekuestruar armën e krimit, e llojit pistoletë.
Sipas korrespondentit të tv A1 Report në Shkodër, Elvis Nabolli vrasja ka ndodhur pranë kishës së fshatit rreth orës 17:00, pas një debati të ashpër midis tyre.
Konflikti mes autorit dhe viktimës ka nisur para 3 ditësh, ku djali i viktimës kishte vjedhur 2 pulat e kryeplakut të fshatit Hil Cak Hila dhe më pas kryeplaku ka rrahur të birin e 53-vjeçarit.
Redaksia online