Rifillon bora probleme ne aksin Korce- Erseke

Kanë rifilluar reshjet e borës në qarkun e Korçës dhe për këtë arsye policia lokale u ka bërë thirrje udhëtarëve të kenë kujdes në segmente të veçanta të akseve rrugore. Nga raportimet të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe probleme paraqiten vetëm në aksin Korçë- Ersekë në Qafën e Qarrit. Reshjet e dendura të rëna gjatë natës kanë bërë që shtresa e borës të arrijë deri në 20 cm. Policia njofton që të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të vendosin zinxhirët.