Shkodër, kryeplaku i fshatit vret me armë zjarri 53-vjeçarin
SHKODER- Fshati Bërdicë në rrethin e Shkodrës është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë. Lazër Paloka, 53 vjeç ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga kryeplaku i fshatit Bërdicë, Hil Gjoni, 52 vjeç.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Hil Gjoni, 52 vjeç dhe ka sekuestruar armën e krimit, e llojit pistoletë.
Sipas korrespondentit të tv A1 Report në Shkodër, Elvis Nabolli vrasja ka ndodhur pranë kishës së fshatit rreth orës 17:00, pas një debati të ashpër midis tyre.
Dyshohet që shkak për vrasjen është bërë konflikti prej tre ditësh mes autorit dhe viktimës.
vijon