Shkoder kryeplaku vret nje shtetas

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e pasdites të së shtunës në fshatin Bërdicë të rrethit të Shkodrës.
Nga informacionet paraprake raportohet se kryeplaku i fshatit, shtetasi Hil Caku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Lazër Paloka dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Paloka është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe mësohet se plagët e marra prej plumbave i kanë shkaktuar vdekjen e menjëherëshme, pa patur mundësinë e transportimit të tij në spitalin rajonal.
Motivet e vrasjes mbeten ende mistër, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e para për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes.