E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi Le Borgn Varet nga zgjedhjet

Pierre Yvess Le Borgn deputet socialist në parlamentin francez, njëkohësisht nënkryetar i komisionit parlamentar Francë-Shqipëri, në një prononcim për Top-Channel thotë se e ardhmja proceseve integruese të Shqipërisë lidhet ngushtësisht me zgjedhjet e 23 Qershorit.

“Unë besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Mbeten ende përpjekje për t’u bërë në mënyrë që Shqipëria të arrijë marrjen e statusit dhe më pas të nisin negociatat. Kjo do të varet nga përfundimi zgjedhjeve të qershorit përfshi këtu mënyrën e organizimit dhe sa transparente do të jenë ato. Shumë aktorë në Europë mund të ofrojnë ndihmën e tyre për zgjedhjet në mënyrë për të ecur përpara dhe arritur dëshirën që keni për t’u IntegrimiIntegrimi, SHBA: Shqipëria humbi shansinIntegrimi i vendeve të Ballkanit në BEFier, këshilltarët e PS kundër marrëveshjes bërë pjesë e BE-s”, thotë deputeti francez.

Ai pohon se Franca është rreshtuar së bashku me ato vënde që kërkojnë veprimë konkrete nga Shqipëria, jo vetëm në plotësimin e 12 prioriteteve, por edhe implementimin e tyre.

Integrimi
Integrimi, SHBA: Shqipëria humbi shansin
Integrimi i vendeve të Ballkanit në BE
Fier, këshilltarët e PS kundër marrëveshjes

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›