Cruz, shtatzani artificiale

Monica Cruz, motra e vogël e aktores Penelope Cruz, është shtatzënë, nëpërmjet farëzimit artificial .
Lajmin e ka konfirmuar vetë 35 vjeçarja Cruz, duke shpjeguar vendimin që të realizonte një ndërhyrje për farëzim artificial, duke përzgjedhur farën e një mashkulli të panjohur, duke gjykuar vetëm mbi disa të dhëna fizike dhe intelektuale midis të cilave mund të përzgjidhte.
“Kam pritur gjatë për një partner të përshtatshëm për të krijuar familje, por nuk kam arritur ende të gjej njeriun e duhur dhe tashmë në moshën 35-vjeçare, nuk mund të prisja më shumë”, ka deklaruar Monica për mediat spanjolle. Ajo ka shtuar se është shumë e lumtur, pasi më në fund do të bëhet nënë dhe do të realizojë ëndërrën e një jete të tërë. /Indeksonline/