E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Mediat te mos publikojne Wikileaks

Kryeministri per mediat shte bashkautoresi ne rast se zbulon kontributin e ketij apo atij individi


TIRAN - Emri Sali Berisha permendet 24 here ne dosjet sekrete te Wikileaks dhe kjo gje duket se e ka vendosur kryeministrin ne nje pozite ankthi. Ai ka komentuar dje materialet e publikuara dhe ndryshe nga shume krere shtetesh qe i kane vendosur nje doze humori Berisha i ka cilesuar si nje vjedhje dhe sulm ndaj sistemeve te komunikimit.


Botimet e Wikileaks faktojne vjedhjen me te madhe ndoshta te te gjitha koherave. Kjo perben nje akt shume te rende.


Perben nje thyerje te te gjitha ligjeve dhe rregullave. Perben sulmin me te rende kunder sistemit modern te komunikimit sistemit kabllor cka ngjall nje pasiguri te madhe sepse ne kete sistem sot bazohet i tere informacioni i botes se sotme. Kjo perben nje rrezik nder me seriozet e kohes - tha Berisha.


Kryeministri i ka paraprire edhe publikimeve te pakenaqshme duke i cilesuar materialet si aspekti me i parendesishem.


Por nga ana tjeter ai i ka cilesuar mediat qe publikojne materialet si bashkefajtore ne rrezikimin e jetes se njerezve. Ajo qe eshte e papranueshme eshte kercenimi i sigurise se jetes se njerezve apo te sigurise ne shoqerite e lira.


shte bashkautoresi ne rast se zbulon ne papergjegjshmeri te plote kontributin e ketij apo atij individi drejtimet apo perpjekjet per tu perballur me sukses me terrorizmin ne Afganistan apo kudo tjeter.


Ndaj dhe ne teresi ky eshte nje akt shume i papergjegjshem i rrezikshem kercenues dhe i shemtuar - tha Berisha. Ai komentoi edhe ceshtjen e te burgosurve te Guantanamos duke thene se gjithcka e ka bere per te ndihmuar Ameriken qe ishte ne veshtiresi te madhe.


E kam theksuar edhe theksoj se ne kemi marre vertete ne proporcion ndoshta me shume se cdo vend tjeter por nuk ka asnje medyshje se ne na takon dhe nuk mund te kemi qendrim tjeter pervecse nje mbeshtetje te plote te Shteteve te Bashkuara per te gjitha problemet e sigurise.


Une sigurisht kam qene dhe jam ne radhe te pare dhe para se gjithash per qellime te te drejtave njerezore per zbrazjen e burgut te Guantanamos ne kete kontekst me administraten e Presidentit Bush ne morem nje seri te burgosurish nga ky burg - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›