E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti el-Masri Shqiperia ne harten e torturave

Shqiperia permendet edhe si vendi ku u hodh njeri prej te dyshuarve si terroriste te torturuar nga CIA disa vite me pare. Behet fjale per shtetasin libian me shtetesi gjermane Khaled El-Masri torturimi i te cilit preku politiken mes Berlinit dhe Uashingtonit ne 2007 por qe implikon edhe Shqiperine si vendi ku u postua ai pas ndalimit ne Maqedoni.


Khaled el-Masri nje shtetas gjerman me origjine libaneze u arrestua ne Maqedoni ne vitin 2003. Ai do te deklaronte se ishte dorezuar tek amerikanet dhe ishte marre ne pyetje ne Afganistan ku edhe ishte keqtrajtuar. Pas disa muajve ai u dergua ne Shqiperi dhe u la i lire pa u paditur.


Tjeter dokument per Kosoven ne Wikileaks


Nje dokument tjeter ka dale dje ne Wikileaks ne lidhje me Kosoven nga rrjeti diplomatik amerikan nga 668 dokumente sa eshte paralajmeruar se kane te bejne me shtetin me te ri ne bote.


Ne njeren nga pikat e dokumentit qe mban numrin e references MADRID 00000911 002 E 003 shkruhet se ne Ballkan ku trupat e Spanjes kane sherbyer per me shume se 15 vjet ky shtet ka treguar aftesi per te mbajtur forca ne periudhe te gjate kohore.


Tani per tani megjithate ne kemi nevoje per te mbajtur keto trupa qofte edhe duke e krijuar rastin... - shkruan ambasadori amerikan ne Madrid. Sipas tij per ceshtje te natyres se pergjithshme dhe nga frika e provokuar nga Rusia Spanja eshte ne hamendje sa i perket politikes ndaj Kosoves.


Ne kemi nevoje per te mbajtur presion mbi Spanjen duke i kujtuar se Spanja ne NATO ka nje rol te rendesishem dhe se ne nuk mund te leme ruset te fusin pyka ndermjet SHBA-ve dhe Europes per ceshtje si kjo - thuhet ne fund te korrespondences se ambasadorit amerikan ne Madrid te Spanjes drejtuar Departamentit Amerikan te Shtetit ne Washington.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›