Ministria e Financave Tellallet e PS shpifin ndaj kasave per te shpetuar 20-shat e Edvinit
Duke shprehur edhe nje here indinjaten per sajesat e shemtuara qe deputete te Partise Socialiste vijojne te bejne ndaj procesit te kasave Ministria e Financave hedh poshte pretendimet e ngritura per fitime marramendese te firmave te autorizuara.
Ministria e Financave thekson se cdo qytetar mund te kerkoje ne internet dhe te gjeje sa eshte cmimi i kasave qe tregtohen ne Shqiperi dhe sa kushtojne ato ne vende te ndryshme te rajonit dhe Europes.
Eumlshte e vertete qe kostoja fillestare ne dogane eshte e ndryshme nga ajo e shitjes se cdo kase por do te ishte e ndershme qe PS te informonte per te gjithe komponentet e kasave fiskale 19500 leke importi i kases 9000 leke importi i transmetuesit online si dhe shpenzimet e transportit dhe pajisjeve te tjera qe instalohen me kasen si karta e transmetimit permes mobilit siguria e sistemit komisionet e tjera qe e cojne koston e kesaj pajisje ne 49 000 leke dhe qe mund te verifikohet lehtesisht.
Nderkohe a mund te shpjegojne deputetet e opozites se perse taksimetrat e kerkuara nga Bashkia Tirane te cilat nuk jane pajisje te tilla elektronike fiskale dhe qe nuk transmetojne online i shiten per 44 200 leke kur zhdoganimi eshte vetem 13 000 leke
Shto dhe mandatin per instalim te taksimatesit 3350 leke.
Dhe kostoja Finale del 48 000 leke.
Diferencen per fitimet e ben lehtesisht cdo qytetar.
Nderkohe Ministria e Financave sqaron edhe nje here se do te vijoje mbikeqyrja e ketij procesi dhe se do te ndeshkoje te gjitha kompanite qe shkelin ligjet dhe nuk zbatojne rregullat e funksionimit te tregut.
Sic po behet e qarte cdo dite ketu ceshtja nuk eshte as tek cmimet dhe as tek procesi qe ka qene transparent dhe as tek monopolet e pretenduara. Por shqetesimi i opozitareve ka te beje me 20 perqindeshin huqin e vjeter te kryetarit te Bashkise qe pas vendosjes se kasave do ti hiqet cdo mundesi per ta perfituar permes taksidareve te tij.