Shkodër, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Baçallëk të këtij qyteti ku 74-vjeçari Marash Gjelaj është përplasur nga një makinë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se i moshuari ka qënë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga një makinë me targa të Shkodrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cila kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit.