Vjedhjet ne Lushnje

Rrethi i Lushnjes është pushtuar prej vjedhjes në prag të fundvitit, ku një prej të cilave është zbuluar prej policisë, ndërsa tjetra ende jo.
Vjedhja e parë u krye një natë më parë në fshatin Shenepremte të rrethit Lushnje. Një adoleshent, 16 vjeçar me inicialet B.B, banor i fshatit Tërbuf të po këtij rrethi, është kapur në flagrancë nga policia e Lushnjes duke vjedhur lokalin e shtetasit Arqile C. 16 vjecari pasi ka marrë një TV, dhe artikuj të tjetër të konsumit nga ky lokal, nuk ka mundur ta finalizojë misionion e tij, pasi është prangosur nga policia. Nga burimet zyrtare mësohet se 16 vjeçari ka qenë dhe më parë i dënuar për veprën penale të "Vjedhjes".
Vetëm pak minuta më pas, në fshatin Zham të Lushnjes, nga persona ende të paidentifikuar dhe prej policisë, janë shkulur dhe vjedhur 150 rrënjë ullinj, pronë e shtetasit Eduart M. Ky i fundit kishte vetëm 3 muaj që i kishte kultivuar fidanët në tokat e tij dhe ende ishin pa prodhim. Një fakt i tillë ka çuar policinë në përfundimin se ndoshta kjo vjedhje ka patur si qëllim dëmtimin e pronës së Eduart M, sesa një vjedhje e mirëfillt me prapaskenë përfitimin monetar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, të akuzuar për veprën penale të "Vjedhjes".