Bonuse për mjekët që kanë arritur rezultate të larta
Deklarata u bë nga drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, e cila ka sqaruar se bonueset do të jepen duke filluar nga ky muaj për të gjithë ato mjekë me kontratë që kanë arritur perfomrancë në detyrën e tyre.
Hana ka sqaruar me statistika arritjet në fushën e shëndetësisë, duke theksuar se numri i vizitave është rritur me 80 % nga 200 Qendra Shëndetësore. “Pikërisht mbështetur në realizimin e këtyre treguesve për vitin 2010, rezulton se 416 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë në disa raste, deri në një pagë mujore shtesë, kundrejt realizimit të treguesve përkatës. Numri i planifikuar i vizitave nga mjeket e përgjithshëm e të familjes në shkallë Republike është realizuar rreth 84 %, ndërsa treguesi i cilësisë apo bonusi është realizuar në masën 56 %”, ka deklaruar Hëna.
Sipas saj, rajonet që përfitojnë pagesën më të lartë janë Berati, Dibra, Fieri, Gjirokastra, Kukësi, Shkodra, Lezha, Vlora, Tirana, të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e performancës. Për këtë periudhe kontraktuake, parashikohet të shpërndahen rreth 260 milion lekë për shpërblimin e punonjësve të QSH.
Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të QSH, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë. Fondet për përballimin e pagesave për performancë janë transferuar tashmë në llogaritë bankare të Qendrave Shëndetësore, të cilat kanë nisur të veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre brenda muajit Dhjetor./S.Ll/Start/
2010-12-23 14:15
[