Vritet me thike ne zemer 22 vjecari arrestohet autori Artur Zeqiri

Arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i vrasjes së Sajmir Çerdjës. Arrestimi i autorit Artur Zeqiri është bërë nje dite me vone, pasi ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas krimit, autori është fshehur fillimisht në zonën pranë kryegjyshatës, e më pas është larguar drejt Fierit dhe arrestimi i tij është bërë pikërisht në këtë qytet. Nga informacionet e policisë bëhet e ditur se Zeqiri është një person me precedentë penalë, pasi ai kërkohet dhe nga drejtësia turke.
Ndersa shtetasi Ilir Drita, sipas policisë, është njëri nga bashkautorët e vrasjes me thikë të 22-vjeçarit Çerdja brenda në autobusin e linjës “Qendër – Ish-Uzina e Autotraktorëve” mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë, të dyshuarit për vrasjen e Çerdjes, mendohet se kanë qenë në gjendje të dehur kur kanë nisur debatet me viktimën për çështje banale.
Pas debateve mes tyre, mësohet se viktima ka qëlluar njërin nga të dyshuarit me çadër, çka ka irrituar këta të fundit të cilët pas përleshjes me grushta e kanë qëlluar disa here më thikë 22 vjeçarin. Si pasoj e këtyre goditjeve, i riu ka marr disa plagë në gjoks nga të cilat nuk ka mundur të shpëtoj pavarësisht se është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.
Ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me pasagjerët e autobusit, të cilët kanë dal të tmerruar pas hapjes së dyerve nga shoferi.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan ulërimat e djalit te vrarë e më pas të pasagjerëve pranë tij.
Pas ngjarjes, policia ka marr në pyetje disa nga dëshmitarët e ngjarjes, të cilët kishin mbetur aty pas krimit dhe shoferin e faturinon e autobusit, të cilët kanë dhënë përshkrimin e autorëve të krimit.