Shkodër, mbrëmje poetike për At Gjergj Fishtën
SHKODËR- "Qeshëm me punët e njerëzve veç pse s`muje me kja", titullohej mbrëmja poetike e zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës me rastin e 71 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit, atdhetarit dhe meshtarit, At Gjergj Fishta.
Në aktivitetin e organizuar nga Famullia e Shën Shtjefnit në sallën "Mikel Koliqi", ishin të pranishëm intelektualë, miq dhe dashamirës të veprës së Fishtës, mes të cilëve edhe drejtues të qeverisjes vendore të qarkut të Shkodrës.
Nën interpretimin e aktorëve, Paulin Ujka dhe Zef Ndoja, aktiviteti solli krijimtarinë më të mirë të atij që është cilësuar me të drejtë "Homeri Shqiptar".
(ma.ar/BalkanWeb)