The Guardian: Turistët të vizitojnë Butrintin në 2012-ën
LONDËR- Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet e frekuentuara turistike në botë. Të vecantat që ofron vendi ynë vazhdojnë të zënë gjithmonë e më shumë vend në faqet e të përditshmeve prestigjioze ndërkombëtare.
Së fundi, e përditshmja britanike “The Guardian” u rekomandon turistëve botërorë në destinacionet e tyre për 2012-ën vec Parisit, Bazilikatës në Itali, Vjenës apo Guimaraeshit në Portugali, edhe Butrintin në Shqipëri.
Ndërsa jep detaje për udhëtimin drejt këtij vendi të pasur arkeologjik gazeta detajon se, gjithkush mund të mbërrijë aty dy herë në javë duke nisur nga fundi i marsit me linjen e njohur britanike low-cost “Easyjet” në Korfuz, pasi ishulli grek ndodhet vetëm pak km nga bregderi shqiptar.
“The Guardian” përmend Butrintin si pjesë të trashëgimisë botërore të UNESKOS që ndodhet sic shkruhet aty në zemër të parkut kombëtar dhe rrënojave të qytetit romak 2500-vjeçar.
“The Guardian” e cileson Butrintin si një nga qendrat më të mëdha evropiane, e më pak të vizituara arkeologjike, me një tempull të mrekullueshëm greko-romak.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)