Emigrantët kthehen në Greqi, mbi 1 km radha në Kapshticë
GJIROKASTËR/KORÇE - Pasi kaluan festat në atdhe, mes të afërmve të tyre, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në Greqi, vendi ku punojnë e jetojnë.
Ashtu si edhe vitet e tjera, emigrantët janë detyruar të presin në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës me orë të tëra.
Mësohet se nga pika kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër, kanë kaluar 7169 persona dhe 1690 mjete gjatë 24 orëve të fundit. Pala shqiptare po punon me 7 sportele në dalje dhe 4 në hyrje, ndërsa ajo greke me 3 në dalje dhe 4 në hyrje.
Autoritetet janë angazhuar për të shmangur çdo vonesë, pasi pritja në doganë është mjaft e vështirë për shkak të temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin.
Situata paraqitet më problematike në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, pasi pala greke gjatë gjithë ditës puni me sportele të reduktuara, vetëm 3, ndërsa në mbrëmje rreth orës 19:00, e coi numrin e sporteleve në 6, ndërkohë që pala shqiptare gjatë gjithë ditës punoi me 9 sportele. Raportohet se në Kapshticë radha e pritjes për të kaluar në tokën helene është më shumë se 1 km, cka duket se ka detyruar edhe palën greke të shtojë sportelet.
Gjatë orëve të natës situata pritet të bëhet më e vështirë për emigrantët që presin të hyjnë në tokën greke, pasi temperaturat do të ulen, ndërkohë që ata do jenë të detyruar të kalojnë natën në radhë. Kujtojmë se mes emigrantëve që presin të hyjnë në Greqi ka fëmijë e të moshaur.
Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar 6900 persona dhe 1900 mjete. Ndryshe nga ditët e javës, sot vërehet 3-fishim i numrit të emigrantëve që po largohen drejt Greqisë, pasi nesër atje fillon dhe semestri i dytë i mësimit për fëmijët e tyre.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)