Pango firmos statutin me FIFA, shpresë për FSHF
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango ka rënë në dakord që të firmosë me FIFA statutin e FSHF duke sjellë kështu ngrirjen e nenit 83 të këtij statuti ku flitet për të drejtat e FSHF-së. Tashmë pritet që FIFA të pezullojë vendimin që Shqipëria që Shqipëria të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet ndërkombëtar të futbollit. Pas takimit që Pango zhvilloi me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Bicin u arrit në këtë kompromis. Pritet që përfaqësues të FIFA-s të vijnë në muajin maj në Shqipëri. Firmosja e statusit ishte kushti për shtetin shqiptar që FIFA të tërheqë vendimin e marrë. Për vendimin e Pangos FSHF do të diskutojë sot pasdite.